Mësime dhe shpjegime duke u bazuar në komentin e dijetarëve të mëdhenj të ehlu sunnetit
Teuhidi Rububije
Teuhidi Esma & Sifate
Teuhidi Uluhije
Shtatë kushtet e fjalës La ilahe il All-llah
Shpjegim i Kitabu Teuhid
Njëhsimi i All-llahut në zotërim. Me të është për qëllim pohimi me bindje të thellë dhe me besim të plotë se vetëm All-llahu ﷻ është Krijuesi, Furnizuesi, Mirëbërësi, Drejtuesi dhe Sistemuesi i të gjitha çështjeve të cilat kanë të bëjnë me krijesat e Tij.
Njëhsimi i All-llahut në adhurim. Me të është për qëllim veçimi i All-llahut ﷻ me adhurim, përkushtimi i fesë vetëm All-llahut ﷻ dhe refuzimi i idhujtarisë dhe idhujtarëve. Ky teuhid, në të vërtetë përbën edhe kuptimin e vërtetë të fjalës ‘’La ilahe il Allah’’.
Njëhsimi i All-llahut në emrat dhe cilësitë e Tij. Kjo do të thotë që All-llahu ka emra të bukur dhe cilësi të larta me të cilat ne e njëhsojmë Atë. Ky teuhid ka dy shtylla bazë që janë: pohimi i të gjithë emrave dhe cilësive që All-llahu ka pohuar për veten e Tij apo Profeti ﷺ ka pohuar për Të dhe mohimi i të gjithë emrave dhe cilësive që All-llahu ka mohuar për veten e Tij apo Profeti ﷺ ka mohuar për Të.
Mësime dhe shpjegime duke u bazuar në komentin e dijetarëve të mëdhenj të ehlu sunnetit
Namazi është obligim! Namazi është puna më e dashur dhe më e mirë tek All-llahu جل جلاله. Ai është urdhëri më i madh pas urdhërit të teuhidit (njëhsimit të All-llahut dhe veçimit të Tij në adhurim). Namazi është urdhëri më parësor, kërkesa më e madhe dhe puna më e vlefshme pas Teuhidit dhe Imanit.
Namazi është puna më e madhe obliguar (aq më të të madhe e ka dhe rëndësinë e tij). Nëpërmjet tij arrin të ruhesh nga hidhërimi dhe ndëshkimi i All-llahut جل جلاله. Namazi është prej shkaqeve më të mëdha në arritjen e ndihmës së All-llahut جل جلاله. Ai është pengues nga veprat e këqia.
Vlera më e madhe që ka namazi është se ai është Përmendje e All-llahut. Është dhikri më i madh dhe mund të themi se dhikri i All-llahut është qëllimi për të cilin jemi krijuar. Duke qenë se All-llahu i ka krijuar xhinët dhe njerëzit vetëm që t’a adhurojnë Atë, ky adhurim që All-llahu e kërkon prej nesh është përmendja e Tij.
Gjykimi i Namazit dhe lënësit të tij
Namazi me xhemat në xhami:
Namazi në vende ku ka varre
Namazi i udhëtarit
Kohët e namazeve
Namazi kaza